Sport

Rinovimi i Lautaro Martinez tani është zyrtar: kapiten te zikaltrit deri në vitin 2029!

Sulmuesi argjentinas ka vazhduar kontratën: “Kjo është historia e një ‘demi’ dhe një ‘gjarpëri’ bashkë”, thuhet në shënimin e klubit.

12 Gusht 2024, 20:07 Nga DOSJA
Rinovimi i Lautaro Martinez tani është zyrtar: kapiten te zikaltrit

ITALI - “Kjo është historia e një ‘demi’ të ri dhe një ‘gjarpri”. Me këtë frazë Interi zyrtarizoi rinovimin e kapitenit: Lautaro Martinez ka zgjatur kontratën deri në vitin 2029.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë me zikaltrit deri më 30 qershor 2029”, thuhet në shënimin e klubit.

Lautaro: “I gëzuar dhe krenar për rinovimin me Interin”
“Të dashur zikaltër, zemrat tona do të vazhdojnë të rrahin së bashku”. Kështu hapet mesazhi i Lautaro Martinez, i publikuar në llogarinë e tij në Instagram pas rinovimit të kontratës me Interin deri në vitin 2029.

“Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën me Interin tone, - vijon sulmuesi argjentinas, - dhe jam krenar që kam privilegjin të vazhdoj të mbaj shiritin e kapitenit për të mbrojtur ngjyrat tona, siç kam bërë gjithmonë që nga dita kur erdha në Milano." 

"Rinovimi do të thotë shumë, - tha Lautaro Martinez përsëri në kanalet e klubit, - jam krenar dhe mirënjohës, falënderoj drejtuesit dhe klubin. Pas gjashtë vitesh, të jem ende këtu do të thotë shumë për mua dhe për familjen time, unë jam shumë i lumtur dhe me të vërtetë dua të luftoj për të fituar përsëri, dua të jap 100% në çdo ndeshje dhe të ndihmoj gjithmonë shokët e mi, të jem shembull për t'u ndjekur, në fushë dhe jashtë saj.

Të kesh një familje të ngushtë është shumë e rëndësishme për të dhënë gjithnjë e më shumë, duke u përpjekur të përmirësoj vazhdimisht veten time, por dua të shënoj shumë gola me këtë fanelë. Në vitet e fundit dhe ylli i dytë më bën krenar, sepse ne kemi bërë historinë e këtij klubi, dua të falënderoj të gjithë tifozët tanë, sepse ata na kanë mbështetur gjithmonë në çdo kohë." 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lautaro Javier Martinez (@lautaromartinez)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll