Bota

"Ukraina do të marrë një përgjigje të denjë për sulmin"/ Putin thërret mbledhje urgjente në Kremlin dhe hedh akuza: Perëndimi ndihmoi Kievin të na sulmojë

Ai ka shtuar ndër të tjera se ofensiva ukrainase në rajonin e Kurskut tregon pse regjimi i Kievit refuzoi ofertat e paqes nga Moska dhe ndërmjetësuesit. Për Putin, sulmi Ukrainas ndaj Rusisë është ndihmuar nga Perëndimi.

12 Gusht 2024, 15:21 Nga E. D
"Ukraina do të marrë një përgjigje të denjë
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Ukraina po zhvillon inkursione me qëllim destabilizimin e territoreve kufitare. Putin deklaroi gjithashtu se rajoni i radhës që mund të shënjestrohet nga ushtria e Kievit është Bryanks, teksa luftime po zhvillohen edhe në Kursk e Belgorod. Ushtria ukrainase ka hyrë 30 km në brendësi të territorit rus. Duke pranuar vështirësitë e ushtrisë ruse në front, ai ka paralajmëruar se Ukraina do të marrë një përgjigje të denjë për ofensivën e saj.

“Qetësia relative në rajonin e Bryanks nuk garanton se kjo situatë do të zgjasë dhe për këtë arsye ne duhet të përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ukraina do të marrë një përgjigje të denjë për sulmin ndaj territorit rus dhe Moska do t’i arrijë të gjitha objektivat e saj”, tha Putin.

Ai ka shtuar ndër të tjera se ofensiva ukrainase në rajonin e Kurskut tregon pse regjimi i Kievit refuzoi ofertat e paqes nga Moska dhe ndërmjetësuesit. Për Putin, sulmi Ukrainas ndaj Rusisë është ndihmuar nga Perëndimi.

“Ukraina sulmoi territorin rus me ndihmën e Perëndimit me synimin për të përmirësuar pozicionin e saj për negociatat e ardhshme”, vijoi shefi i Kremlinit.

Nisur nga situata e jashtëzakonshme në jug të Rusisë nën sulmin e ushtrisë së Ukrainës, Vladimir Putin ka thirrur një takim urgjent në Kremlin për të diskutuar atë që po ndodh në Kursk dhe rajonet e tjera ruse të rrezikuara, në ditën e shtatë të inkursionit nga forcat e Kievit.

vladimir putin

Sondazh

Poll