Art&Argëtim

Dhunimi i Medi Isenit/ Vijon absurditeti për mbrojtjen e Noizyt, organizohet nesër protestë para ministrisë së Drejtësisë për reperin: Jo ekstradimi në Kosovë!

Kjo protestë e cila do të zhvillohen ditën e hënë në orën 19:00 kërkon që të ndalojë ekstradimin e Noizyt drejt Kosovës. Protesta para ministrisë së Drejtësisë është paralajmëruar për një ngjarje e cila ende nuk është zbardhur. Noizy ka reaguar me story në lidhje me dhunimin e Isenit por pse të mbahet një protestë kur fare mirë reperi mund të dalë para drejtësisë dhe nesë është i pastër në lidhje me ngjarjen mund të rikthehet me aktivitetet e tij. 

11 Gusht 2024, 18:28 Nga DOSJA
Dhunimi i Medi Isenit/ Vijon absurditeti për mbrojtjen e Noizyt,
Noizy

TIRANË- Një protestë është paralajmëruar ditën e hënë të zhvillohet në lidhje me arrestimin e repertit, Noizy. Ky paralajmërim për protestë ka ardhur pak ditë pasi reperi u vendos në pranga në Shëngjin ndërsa akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni. Një kërkesë të tillë absurde për protestë e ngriti pak ditë më parë edhe modelja Oriola Marashi teksa i ka dalë në mbrojtje reperit.

Kjo protestë e cila do të zhvillohen ditën e hënë në orën 19:00 kërkon që të ndalojë ekstradimin e Noizyt drejt Kosovës. Protesta para ministrisë së Drejtësisë është paralajmëruar për një ngjarje e cila ende nuk është zbardhur. Noizy ka reaguar me story në lidhje me dhunimin e Isenit por pse të mbahet një protestë kur fare mirë reperi mund të dalë para drejtësisë dhe nesë është i pastër në lidhje me ngjarjen mund të rikthehet me aktivitetet e tij. 

Mos vallë reperi ka gisht në lidhje me ngjarjen dhe frikësohet se autoritetet në Kosovë janë më të drejta dhe do të mbetet në burg. Më këtë protestë mesa duket Noizy u ka kërkuar ndihmë kolegëve te tij ta shpëtojnë edhe kësaj here nga telashet. Një popull i tërë nuk është ngritur në këmbë për të folur për hallet dhe problemet e tyre por mesa duket kolegët e Noizyt shpresojnë që shqiptarët të ngrihen në këmbë për reperin i cili mund të jetë ose jo fajtor për këtë ngjarje dhunimi. Mbetet për tu parë nëse nesër do ti bashkohen kësaj marrëzie të rinjtë apo do të vendosin të qëndrojnë indiferent dhe tia lënë në dorë drejtësisë për të vendosur rend dhe siguri.

Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Medi Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn. Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Dhunimi i Medi Isenit/ Vijon absurditeti për mbrojtjen e Noizyt,

noizy proteste

Sondazh

Poll