Bota

Shpërthim në një kompleks në Itali, 55-vjeçari bllokohet në rrënoja dhe humb jetën, pas dy ditësh do festonte ditëlindjen

Gjithashtu Nicola Salatino, 55-vjeçari mbeti i bllokuar nën rrënoja.

11 Gusht 2024, 14:18 Nga E. D
Shpërthim në një kompleks në Itali, 55-vjeçari
pamje nga shperthimi

ITALI- Një shpërthim ka ndodhur në një kompleks në itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar. Siç raportohet dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi. 

Gjithashtu Nicola Salatino, 55-vjeçari mbeti i bllokuar nën rrënoja. Ai ishte nga provinca e Barit dhe ishte me pushime në Valle d'Stria me gruan e tij 53-vjeçare, ku mbas dy ditësh do festonte ditëlindjen. Nërkohë gruaja e tij ndodhet në spital për mjekin si pasojë e djegieve të shumta. 

Mediat e huaja shkruajnë se shpërthimi ndodhi brenda një kompleksi. Aty ndodheshin gjithsej katër persona, por dy të tjerët, me origjinë nga Barletta, ishin larg nga vendi i shpërthimit dhe mbetën të padëmtuar. 

shpethim ne itali viktime

Sondazh

Poll