11 Gusht 2024, 12:29
Nga r.ll
aleksander vucic
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se pret hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Kosovë, më 14 ose 15 gusht, si dhe instalimin e liderëve të rinj serbë në këtë vend, nga forcat e huaja, pa ofruar ndonjë dëshmi.
Ai i ka bërë këto deklarata në kohën kur autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se ura kryesore mbi Ibër - që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe - duhet të hapet plotësisht për qarkullim.
Aktualisht ajo është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për makina, dhe në të patrullojnë karabinierët italianë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Presidenti serb ka pretenduar që figurat e reja serbe, që sipas tij, do të instalohen në Kosovë, “do t'i portretizojnë si trima edhe pse nuk janë, dhe do të përpiqen t'i ndajnë nga Beogradi” dhe që ata t’i përgjigjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Më lejoni t'ju them menjëherë se nuk do të funksionojë”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.
Partia më e madhe e serbëve në Kosovë është Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Kosovë, kanë thënë publikisht se nuk mbështesin hapjen e urës në këtë kohë. Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Franca.
KFOR-i ka thënë disa herë në ditët e fundit se nuk do të hezitojë të veprojë nëse vëren veprime afër urës që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve.
Autoritetet e Kosovës kanë nisur të bëjnë inspektime për hapjen e urës dhe më herët gjatë javës kanë kontraktuar një kompani për të vlerësuar fuqinë mbajtëse të urës, para hapjes për qarkullim të automjeteve.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për hapjen e urës, fillimisht më 2015, më vonë më 2016, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Hapja e saj është zvarritur disa herë, dhe faktori ndërkombëtar kërkon që kjo çështje të jetë sërish temë dialogu./REL
aleksandar vuçiç ura e ibrit
Bota
11 Gusht 2024, 12:06
E. D
Kamala Harris
SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka dënuar humbjen e jetës së civilëve në një ...
Bota
11 Gusht 2024, 11:44
E. D
fotot ilustruese
IRAN- Presidenti iranian Massoud Pezeshkian prezantoi sot në Parlament listën e ministrave për qeverinë e tij të ...
Bota
11 Gusht 2024, 11:40
r.ll
donald trump
SHBA- Fushata presidenciale e Donald Trumpit, kandidatit republikan për president, ka thënë të shtunën se disa komuni...
Bota
11 Gusht 2024, 11:02
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për herë të parë që ushtria e tij ësht&eu...
Bota
11 Gusht 2024, 09:14
r.ll
sulmi
RUSI- Vladimir Putin fiksoi komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjeneralin Valery Gerasimov, me një vështrim t...
Bota
11 Gusht 2024, 08:56
r.ll
kamione me ndihma
Si pozicionohen vendet arabe në konfliktin Izrael-Hamas?
Jordania: Akt balancues
Jordanisë, një monarkie kusht...
Bota
11 Gusht 2024, 08:53
r.ll
aeroport ne qipro
QIPRO- Që nga përshkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Mesme, Qiproja vend anëtar i BE është v...
Bota
11 Gusht 2024, 08:51
r.ll
Foto ilustruese
GJERMANI- 68 për qind e gjermanëve janë kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite n&...
Bota
11 Gusht 2024, 08:35
r.ll
faton hajrizi
KOSOVË- Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit. I ndjeri do të varroset në orën 14:00 n...
Bota
11 Gusht 2024, 08:15
r.ll
pamje nga sulmi
GAZA- Një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës, për të cilën ushtria izraeli...