Aktualitet

Aktivizohet një vatër zjarri në Maqellarë, nis ndërhyrja nga toka në Parkun Natyror Korab-Koritnik

Ndërkohë për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 80 forca nga Shërbimi zjarrfikës Peshkopi, ADZM- Dibër, Drejtorisë së Pyjeve të Bashkisë, Njësia Administrative Maqellarë, si dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë Dibër.

11 Gusht 2024, 12:46 Nga E. D
Aktivizohet një vatër zjarri në Maqellarë, nis
pamje nga zjarri

MAQELLARË- Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror Korab-Koritnik në Dibër. Gjithashtu zjarri është pikasur mbrëmjen e djeshme, ku janë djegur dëllinje e shkurre. 

Ndërkohë për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 80 forca nga Shërbimi zjarrfikës Peshkopi, ADZM- Dibër, Drejtorisë së Pyjeve të Bashkisë, Njësia Administrative Maqellarë, si dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë Dibër.

Po ashtu punohet për izolimin e plotë të zjarrit, por terreni shumë i vështirë dhe mbetjet e drunjve të prera ndër vite, bëhen pengesë.

zjarr ne maqellare

Sondazh

Poll