11 Gusht 2024, 10:37
Nga r.ll

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur "shtrim të detyruar në psikiatri" për Zyhdi Shehin, autorin e vrasjes së të moshuarit, Virxhil Nesho, në azilin privat në kryeqytet. Në seancën për vlerësimin e masës të zhvilluar sot, gjykata vendosi që Shehu të shtrohet në spitalin psikiatrik, sepse ky i fundit ka shfaqur probleme mendore dhe mësohet se vuante nga skleroza.
Ndërkohë për dy punonjëset e azilit, kryeinfermieren dhe infermieren të cilat dyshohet se u munduan të fshehin krimin, gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi".
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se të dyja ato, pasi i moshuari mbeti i vdekur nga goditjet me shkopin e hekurit nga shoku i dhomës, Zyhdi Shehi, e kanë nxjerrë trupin dhe kanë pastruar gjakun, e më pas kanë njoftuar një agjenci funerale. Në polici ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.
78-vjeçari Zyhdi Shehu goditi për vdekje, shokun e dhomës me bastun, pas një sherri mes tyre që dyshohet se ka nisur, pasi viktima ndodhej në krevatin e autorit. Për këtë arsye, Shehu ka marrë bastunin dhe ka nisur të godasë shokun e dhomës disa herë. Dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe flinin në një dhomë.
virxhil nesho zyhdi shehu vrasje ne azil ne tirane
Aktualitet
11 Gusht 2024, 10:15
r.ll
egli proga
POGRADEC- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku një 42-vjeçar, u gjet i shtri...
Aktualitet
11 Gusht 2024, 09:57
r.ll
Foto ilustruese
POGRADEC- Është zbardhur ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku një 42-vjeçar, u gjet i shtrir&eum...
Aktualitet
11 Gusht 2024, 09:48
r.ll
foto ilustruese
KURBIN- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas informacioneve ë...
Aktualitet
11 Gusht 2024, 09:42
r.ll
zjarri
KORÇË- Vatra e zjarrit në “Malin e Thatë” vijon ende aktive për gati 5 ditë rresht, ku flakët rrezi...
Aktualitet
11 Gusht 2024, 09:35
r.ll
Foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një familje shqiptare në A...
Aktualitet
11 Gusht 2024, 08:24
r.ll
zjarri
GJIROKASTËR- Në Gjirokastër vijon ende aktive një vatër zjarri. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrëf...
Aktualitet
11 Gusht 2024, 08:11
r.ll
tuneli
VLORË- Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Ky ësht&...
Aktualitet
11 Gusht 2024, 07:32
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Sezoni veror këtë vit është shoqëruar me zhvillime dinamike, por edhe polemika. Në njër&eum...
Aktualitet
11 Gusht 2024, 07:31
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Shumica e vendasve kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri për pushimet e tyre verore, dhe d...
Aktualitet
11 Gusht 2024, 07:30
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Teksa qeveria numëron me krenari rritjen e numrit të turistëve të huaj, duket se biznesi nuk ësht&eum...