Aktualitet

U gjet i shtrirë në rrugë/ Zbardhet ngjarja në Pogradec, 42-vjeçari u dhunua për vdekje (FOTO+EMRAT)

Sipas informacioneve, Egli Proga është rrahur nga një person që tashmë është identifikuar nga policia si Denis Meçe dhe është shpallur në kërkim.

11 Gusht 2024, 09:57 Nga r.ll
U gjet i shtrirë në rrugë/ Zbardhet ngjarja në Pogradec,
Foto ilustruese

POGRADEC- Është zbardhur ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për në spita. Sipas informacioneve, Egli Proga është rrahur nga një person që tashmë është identifikuar nga policia si Denis Meçe dhe është shpallur në kërkim.

U gjet i shtrirë në rrugë/ Zbardhet ngjarja në Pogradec,
egli proga

Pasi janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali, viktima është goditur nga Meçe dhe më pas ka hyrë brenda lokalit, ku ka qëndruar vetëm 2 minuta. Më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Ngjarja që deri ditën e djeshme u dyshua si aksidentale, rezultoi të jetë një vrasje. Pritet një reagim zyrtar nga policia.

egli proga denis mece pogradec

Sondazh

Poll