9 Gusht 2024, 16:22
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një gjykatë në Shkup e ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, njoftoi të premten Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD).
“Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha MPJD-ja në një njoftim në Facebook.
Ramadani u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.
Sipas MPJD-së, autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999. Së fundi, autoritetet në Serbi kanë arrestuar edhe katër shtetas të Kosovës, të cilët Beogradi i ka akuzuar për krime lufte.
Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrare dhe të padrejta arrestimin në Serbi të qytetarëve kosovarë për këto akuza dhe kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre. Në fillim të korrikut, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një letre dërguar homologes serbe, kërkoi transferimin e shtetasve të Kosovës, që po mbahen në Serbi.
Megjithatë, Haxhiu deklaroi se vështirë se Serbia do t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve kosovare për ekstradimin e shtetasve të Kosovës, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shteti i tij ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj.
Serbia, në strategjinë e vet kombëtare 2021-2026 për ndjekje të krimeve të luftës, pretendon se ka juridiksion për të vënë drejtësi për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet ’90. Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur pothuajse fare./ REL
serbi uÇk ekstradim mpjd
Bota
9 Gusht 2024, 16:13
E. D
vladimir putin
RUSI- Forcat e armatosura ukrainase tronditën Vladimir Putin me një sulm të befasishëm. Gjenerali më i rënd&eu...
Bota
9 Gusht 2024, 16:07
N.F
Trump
SHBA- Republikanët në Kongres mbështesin shumë çështje të ngjashme me ato të kandidatit të tyre pë...
Bota
9 Gusht 2024, 15:56
E. D
Kamala Harris dhe Donald trump
SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump ka konfirmuar se do të përballet me rivalen demokrate K...
Bota
9 Gusht 2024, 15:47
E. D
foto ilustrese
JOPONI- Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Tokion dhe zonat përreth, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA), një...
Bota
9 Gusht 2024, 15:32
N.F
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë n&e...
Bota
9 Gusht 2024, 15:25
E. D
pamja nga zjarri
KOSOVË- Në Parkun Kombëtar të Sharrit janë lokalizuar vatrat e zjarrit. Drejtori i këtij parku, Bashkim Kafe...
Bota
9 Gusht 2024, 15:13
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe Kamala Harris do të debatojnë më 10 shtator në televizionin A...
Bota
9 Gusht 2024, 15:09
E. D
foto ilustruese
KRUSK- Rusia po zhvendos përforcime në rajonin e Kurskut. Agjencitë e lajmeve Ria-Novosti dhe Tass raportojnë se s...
Bota
9 Gusht 2024, 15:00
N.F
Sulmi
RUSIA- Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në një supermark...
Bota
9 Gusht 2024, 14:43
S.B
Abuja Area Mama
NIGERI- Policia nigeriane po heton vdekjen e një transgjinoreje dhe TikTokere të njohur si "Abuja Area Mama". Trupi i rrahur...