Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Tetë vatra aktive në të gjithë vendin, nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara

 Përmes një postimi në rrjete sociale Ministria e Mbrojtjes thotë se gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e shtatë vatrave të zjarrit.

7 Gusht 2024, 19:17 Nga E. D
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Tetë vatra aktive në
pamje nga zjarret

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se tetë vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Përmes një postimi në rrjete sociale Ministria e Mbrojtjes thotë se gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e shtatë vatrave të zjarrit.

Gjithashtu Ministria thotë po vijon puna deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.

"Situata e zjarreve në vend 8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në #AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit. Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura," njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

zjarret ministia e mbrojtjes

Sondazh

Poll