Aktualitet

Kapet me drogë në banesë, arrestohet 59-vjeçari shqiptar në Zvicër

Nga kontrolli i mëpasshëm në banesën ku ndodhej i arrestuari u zbuluan sasi të mëdha parash dhe droge. Në total, me ndihmën e një qeni nuhatës, u sekuestruan rreth 1 kilogram heroinë, rreth 40 gramë kokainë dhe përzierës.

31 Korrik 2024, 17:48 Nga E. D

Kapet me drogë në banesë, arrestohet 59-vjeçari shqiptar

ZVICËR- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë zviceriane. Mediat vendase bëjnë të ditur se policia e kantonit Glarus në Zvicër arrestoi një tregtar narkotikësh. Bëhet fjalë për një 59-vjeçar, i cili u kap në Niederurnen.

Nga kontrolli i mëpasshëm në banesën ku ndodhej i arrestuari u zbuluan sasi të mëdha parash dhe droge. Në total, me ndihmën e një qeni nuhatës, u sekuestruan rreth 1 kilogram heroinë, rreth 40 gramë kokainë dhe përzierës.

Ndërkohë 59-vjeçari shqiptar ndodhet aktualisht në paraburgim. Hetimet e mëtejshme nga policia kantonale Glarus janë duke u zhvilluar. Procedurat janë duke u zhvilluar nga zyra e prokurorisë publike të kantonit Glarus.

policia zviceriane shqiptar i arrestuar droge

Sondazh

Poll