Art&Argëtim

Çifti Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu së shpejti prindër për herë të parë, aktorja turke poston foton me barkun e rrumbullakosur

Aktorja ka zbuluar se është në pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, aktorin turk Kadir Doğulu.

30 Korrik 2024, 14:22 Nga S.B
Çifti Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu së shpejti prindër
Neslihan dhe Kadir

TURQI- Aktorja e njohur turke Neslihan Atagül Doğulu njoftoi përmes një postimi në Instagram se është shtatzënë. Aktorja ka zbuluar se është në pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, aktorin turk Kadir Doğulu.

Çifti u takua gjatë xhirimeve të serialit Fatih Harbiye të vitit 2013, duke ndarë lajmin e lumtur vetëm disa javë pasi festuan 8 vjetorin e martesës. E veshur me një fustan të tejdukshëm ngjyrë koral, Neslihan tregoi barkun e rrumbullakosur.

“Dëshirojmë ta mbajmë private këtë ‘lumturi’ për një kohë të gjatë”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Me sa duket, këtë e meritonim… Fjala ime e fundit; Jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirë.”

Kadir Doğulu gjithashtu përfshiu postimin e gruas së tij për shtatzëninë në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neslihan Atagül Doğulu (@neslihanatagul)

neslihan atagul turk kaddir dogulu

Sondazh

Poll