“Paris 2024”/ Spanja me 6 pikë, bëhet skuadra e parë që siguron çerekfinalen...
FRANCE - Spanja ka rezervuar biletën e saj për çerekfinalet e Lojërave Olimpike. Pas suksesit të tyre inaugurues kundër Uzb...
E pyetur nëse flamuri zgjidhet nga Komiteti Olimpik apo organizatorët, ajo tha se nuk e dinte me saktësi, ndërsa shtoi se ndryshimi dukej qartë tek kthetrat, sqepi apo qeofte dhe te bishti.
TIRANË- Atletja Luiza Gega nuk ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris mbrëmjen e djeshme. Ndonëse nuk ishte e pranishme ajo e ka ndjekur ceremoninë nga televizori si shumë shqiptarë të tjerë. Ajo ka shprehur kritika për flamurin që u mbajt nga ekipi shqiptar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. Gega tha në një intervistë për Tv Klan se flamuri ishte imitim kinez dhe nëse ajo do të kishte qenë flamurmbajtëse, nuk do të kishte pranuar që të parakalonte me atë flamur.
"Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj.", u shpreh ajo.
E pyetur nëse flamuri zgjidhet nga Komiteti Olimpik apo organizatorët, ajo tha se nuk e dinte me saktësi, ndërsa shtoi se ndryshimi dukej qartë tek kthetrat, sqepi apo qeofte dhe te bishti.
"Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri.", tha Luiza.
Ajo tregoi se e mori vetë vendimin për të mos marrë pjesë në ceremoninë hapëse për shkak se garën e saj e ka në datën 4 gusht dhe do ishte e lodhshme për të shpjegoi të shkonte atje gati dy javë më herët.
FRANCE - Spanja ka rezervuar biletën e saj për çerekfinalet e Lojërave Olimpike. Pas suksesit të tyre inaugurues kundër Uzb...
FRANCE - E mposhtur nga Maroku pas një ndeshjeje të pabesueshme (2-1), të mërkurën në Saint-Étienne, e shënuar me...
BELGJIKE - Charles Leclerc do të startojë nga ‘pole position’ në GP të Belgjikës, raundi i 14-të i ...
FRANCE - Trajneri i ekipit olimpik të boksit të Samoas, Lionel Elika Fatupaito, vdiq të premten në Fshatin Olimpik në Seine-Saint-Denis...
FRANCE - Sportistja shqiptare nuk arriti të kualifikohej dhe pati një rezultat jo të kënaqshëm, megjithëse, lajm më vete, p&e...
SPANJE - Skuadër e re, Real Madridi, por dhe dashuri e re për Kylian Mbappé. Sipas asaj që raporton Page Six, në fakt, ‘neo gal...
FRANCE - Gianmarco Tamberi, kampioni olimpik i kërcimit së larti, përjetoi një fatkeqësi të trishtuar të premten më 26 k...
FRANCE - Ndërsa skuadra e emocionuar valëviste flamurin teksa notonte mbi lumin Seine, si spikerët francezë ashtu edhe ata anglezë i pr...
FRANCE - Lindin dyshime për doping në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Sipas Marca, xhudisti irakian Sajjad Sehen rezultoi pozitiv...
FRANCE - Hendbollistet suedeze shkuan në Ikea (marka suedeze e mobiljeve) të hënën, pas vetëm një nate të kaluar në Pari...