Politike

"Ti mund të jesh i shëmtuar, por ti të bën me qesh!" Deputetët socialistë-Sulës: Bën lapsuse me argumentet që jep! Na kërko falje!

Nga ana tjetër deputetja Blerina Gjylameti tha se Sula duhet të kërkojë falje për analogjinë që bëri në fjalim, duke thënë se disa burra do të kthehen në gra vetëm të jenë pjesë e listës.  

26 Korrik 2024, 14:47 Nga M.B
"Ti mund të jesh i shëmtuar, por ti të bën me
Dashnor Sula dhe Blerina Gjylameti

TIRANA- Pas fjalës së deputetit Dashnor Sula në foltore ku kritikonte me ironi ndryshimet në kodin zgjedhor, kanë reaguar dhe deputetët socialistë. Deputeti Damian Gjiknuri tha se ia vlerëson humorin Sulës, por sipas tij, ky i fundit bën lapsuse në argumente. Nga ana tjetër deputetja Blerina Gjylameti tha se Sula duhet të kërkojë falje për analogjinë që bëri në fjalim, duke thënë se disa burra do të kthehen në gra vetëm të jenë pjesë e listës.  

Pjesë nga diskutimet në Kuvend:

Gjiknuri: Ti mund të jesh i shëmtuar, por ti të bën me qesh, humorin ta vlerësoj, por bën lapsuse me argumentet që jep. Të gjitha llogaritë i bën me humbje dhe kë hallin se kush do të sigurojë veten tek ajo listë., po nxirrni problemi real që keni hallin në opozitë sekush do të jetë në listë. Ato 40 mandate janë lënë për ata që duan të garojnë.

Gjylamenti: Ça krimi është të jesh grua në këtë parlament. Gratë nuk kanë asgjë pse të turpërohen apo të ndihen keq. Analogjia që përdori është e gabuara, nuk e prisnim nga Sula. Nga burra do të kthehen gra, besoj se këtu së paku të ngrihen dhe të kërkojë një falje. Në gratë për kjo pjesa e shqetësimeve kemi treguar se jemi shumë lart këtyre fenomeneve. Pres ndjesë të madhe.

 

kuvendi

Sondazh

Poll