Politike

Beleri i drejtohet Gjykatës Administrative, kërkon anullimin e dekretit për zgjedhjet në Himarë

ërmes avokatëve, Beleri pretendon se në rastin e caktimit të datës së zgjedhjeve janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore.

26 Korrik 2024, 14:20 Nga N.F
Beleri i drejtohet Gjykatës Administrative, kërkon anullimin e
Beleri

TIRANË- Eurodeputeti, Fredi Beleri i është drejtuar Gjykatës Administrative ku kërkon pavlefshmëri të dekretit lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për Kryebashkiak të Himarës në 4 gusht. Përmes avokatëve, Beleri pretendon se në rastin e caktimit të datës së zgjedhjeve janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore.

Beleri iu drejtua Gjykatës Administrative menjëherë pasi u dekretua data 4 gusht si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, vetëm pak orë pasi KQZ shpalli vakancën dhe Kryeministria i kërkoi Kreut të Shtetit të caktonte datën se ku do të zhvillohej procesi.

fredi beleri gjykata administrative

Sondazh

Poll