Sport

Bologna po projekton Mats Hummelsin, si zëvendësues të Calafiorit…

Bologna është gati të humbasë Riccardo Calafiori, sensacioni i Italisë në Euro 2024, por mund të marrë një nga lojtarët më me përvojë, pa kontratë.

24 Korrik 2024, 16:41 Nga DOSJA
Bologna po projekton Mats Hummelsin, si zëvendësues të

ITALI - Sipas Sky Italia, kuqblutë e Bolognas janë në kontakt me Mats Hummels, të cilit i ka përfunduar kontrata me Borussia Dortmundin.

Tashmë kanë nisur negociatat për të plotësuar boshllëkun që do të lihet nga transferimi i mundshëm i mbrojtësit italian te Arsenal. Bolonja do të garojë në Champions League këtë sezon.

Sipas të njëjtit burim, mbrojtësi 35-vjeçar ka kërkuar disa ditë kohë për të vlerësuar operacionin, por bëhet me dije se tashmë ai ka refuzuar Ajax-in dhe ftesat nga Arabia Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll