Art&Argëtim

Tha se jeton në rrugë dhe pa para, djali i Madonnës sqaron deklaratën: Ju lutem mos u shqetësoni se gjithçka është mirë...

Megjithatë, Banda u tërhoq nga komentet e tij në një deklaratë në Instagram Story që ai ndau të dielën.

22 Korrik 2024, 21:40 Nga S.B
Tha se jeton në rrugë dhe pa para, djali i Madonnës sqaron
Madonna dhe David

SHBA- Djali i Madonna-s, David Banda bëri bujë gjatë fundjavës me deklaratën se po “kërkon” ushqim pasi u largua nga shtëpia miliona dollarëshe e nënës së tij në New York City. Megjithatë, Banda u tërhoq nga komentet e tij në një deklaratë në Instagram Story që ai ndau të dielën.

“PER TË GJITHË TË SHQETËSUARIT. Nëna ime më mbështet shumë”, ka shkruar ai. “Ajo më ka mbështetur gjithmonë. Jam shumë i lumtur në jetën time dhe nuk po jetoj në rrugë, i uritur,” shtoi Banda.

"Ju lutem mos u shqetësoni se gjithçka është mirë," përfundoi ai.

Gjatë një Live në Instagram, Banda tha se ai dhe e dashura e tij, modelja 21-vjeçare Maria Atuesta, po jetojnë në The Bronx.

“Është bukur të përjetosh se është ora nëntë e natës, të jem i uritur dhe të kuptoj se nuk kam para të mjaftueshme për të marrë ushqim. Është kënaqësi të jesh i ri” tha ai.

Banda është një nga gjashtë fëmijët e Madonnës. Ai ishte foshnjë kur u birësua nga këngëtarja e “Material Girl” me ish-bashkëshortin e saj, Guy Ritchie. Madonna tregoi mbështetje për Bandën dhe aftësitë e tij muzikore në një intervistë të vitit 2019 me British Vogue.

madonna banda david banda

Sondazh

Poll