Aktualitet

Vodhi disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 44-vjeçari (EMRI)

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 44-vjeçari kishte kryer disa vjedhje në Tiranë. I arrestuari mësohet se është Henri Prokopi ndërsa ai vidhte biçkleta në zona të ndryshme të Tiranës. 

21 Korrik 2024, 09:47 Nga N.F
Vodhi disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës,
44-vjeçri, Henri Prokopi

TIRANË- Një 44-vjeçar është vë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 44-vjeçari kishte kryer disa vjedhje në Tiranë. I arrestuari mësohet se është Henri Prokopi ndërsa ai vidhte biçkleta në zona të ndryshme të Tiranës. 

Policia bën me dije se i arrestuari akuzohet  për veprën penale "Vjedhja". Polica ka sekuestroi një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.

Njoftimi i plotë:

Tiranë /Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Mountain bike". Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 44-vjeçar.

Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe një biçikletë e vjedhur. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi H. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", i cili dyshohet se ka vjedhur disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane vjedhje arres

Sondazh

Poll