Aktualitet

Fundjavë përvëluese, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti pritet të jet fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore.

21 Korrik 2024, 07:08 Nga N.F
Fundjavë përvëluese, parashikimi i motit për ditën e
Foto ilustruese

TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti pritet të jet fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.


Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll