18 Korrik 2024, 22:08
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e mëtejshme të kohës mesatare të rimbursimit të TVSH-së për bizneset, e cila në 6-mujorin e vitit 2024 raportohet të jetë mesatarisht 35 ditë. Gjithashtu, stoku i detyrimeve të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së rezulton 0 në fund të 6-mujorit të këtij viti, ashtu siç ishte edhe në fund të vitit 2023.
Koha mesatare e procesimit të kërkesave për rimbursim të TVSH-së ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm, ndërkohë që në vitin 2019 koha e rimbursimit arrinte deri në 160 ditë, duke sjellë për pasojë edhe stok të detyrimeve të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së.
Sipas të dhënave të tatimeve, gjatë 6-mujorit të pare 2024 ka patur 1367 kërkesa për rimbursim të TVSH-së, nga të cilat janë miratuar 816 kërkesa. Administrata Tatimore ka një sistem të dedikuar elektronik aplikimi që nga viti 2022 sa i përket rimbursimit të TVSH-së dhe në të gjitha rastet kur bizneset nuk i nënshtrohen kontrolleve të thelluara, ata përfitojnë brenda afateve të reduktuara rimbursimin e TVSH-së.
Sipas të dhënave, rimbursimet për periudhën 6-mujore 2024 janë 13.3 miliardë lekë, ose 4.1 miliardë lekë më shumë se 6-mujori 2023./ Monitor
tvsh
Ekonomi
18 Korrik 2024, 17:56
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacio...
Ekonomi
18 Korrik 2024, 15:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas një ecurie të mirë në muajt e parë të vitit, të ardhurat në buxhet në muajin qersh...
Ekonomi
18 Korrik 2024, 15:23
M.B
Foto ilustruese
FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane i la të pandryshuara normat e interesit, pas uljes së tyre në qershor.
“Politika ...
Ekonomi
18 Korrik 2024, 12:54
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të m&...
Ekonomi
17 Korrik 2024, 20:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit qershor, të ndikuara nga rezultatet e dobëta t...
Ekonomi
17 Korrik 2024, 20:35
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Matja e inflacionit sipas metodologjisë së Eurostat nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në m...
Ekonomi
17 Korrik 2024, 07:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Yield-et e bonove të thesarit pësuan sërish një rënie në ankandin e kësaj jave, duke zbritu...
Ekonomi
17 Korrik 2024, 07:14
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria mori vlerësim të dobët në menaxhimin e investimeve publike buxhetore konform plani...
Ekonomi
16 Korrik 2024, 22:15
M.B
Denis Derralla
TIRANA- Denis Derralla, Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH, ka thënë se Banka e Shqipërisë nuk ...
Ekonomi
16 Korrik 2024, 07:10
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta të raportit të krediv...