Sport

Gjibraltari do të ankohet në UEFA pas deklaratave të Rodrit, gjatë festimeve të Spanjës pas Euros

Mikrofoni në dorë gjatë festimeve pas Euros, mesfushori Rodri bëri deklarata fyese ndaj territorit të Gjibraltarit, duke pretenduar se i përkiste Spanjës. Federata e Futbollit të Territorit Britanik njoftoi se po paraqiste një ankesë në UEFA të martën.

17 Korrik 2024, 10:00 Nga DOSJA
Gjibraltari do të ankohet në UEFA pas deklaratave të Rodrit,

SPANJE - Në hapësirat e festimeve të fitores së Spanjës në Euro 2024, spikati mesfushori i La Roja, Rodri, i cili me mikrofon në dorë deklaroi: 

“Është spanjol, Gjibraltari është spanjol!”,- para turmës në Madrid. Kur bashkëlojtari i tij, Alvaro Morata, i kujtoi se ai po luante në Angli, numri 16 iu përgjigj: “Nuk më intereson!”

Këto komente u denoncuan nga drejtuesit e territorit britanik, anëtar i UEFA-s që nga viti 2013, i vendosur në jug të Andaluzisë. “Shoqata e Futbollit të Gjibraltarit do të bëjë një ankesë zyrtare në UEFA pas festimeve të kombëtares spanjole në Euro 2024.

GFA ka theksuar natyrën jashtëzakonisht provokuese dhe fyese të festimeve rreth fitores së skuadrës spanjole në Euro 2024 ”, thuhet në faqen e saj të internetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll