Sport

Gjermanët kërkojnë falje për fishkëllimat ndaj Cucurellas: "Ishte e pa drejtë"…

Kryeredaktori i Die Wielt shkroi një letër të hapur në spanjisht

10 Korrik 2024, 19:16 Nga DOSJA
Gjermanët kërkojnë falje për fishkëllimat ndaj

GJERMANI - Gazeta gjermane 'Die Wielt' kërkoi falje për sjelljen e disa tifozëve gjermanë në gjysmëfinalen Spanjë-Francë (2-1) të Euro 2024.

Pavarësisht se Gjermania u eliminua në çerekfinale të kompeticionit, tifozët vendas vendosën të shkonin në Mynih për të parë duelin mes spanjolëve dhe francezëve dhe... fishkëllenin Cucurella sa herë që mbrojtësi i Chelseat prekte topin.

Gjithçka, sepse lojtari u përfshi në një lëvizje të diskutueshme në ndeshjen çerekfinale kundër Spanjës - Gjermania, ku vendësit kërkuar penallti për një prekje të topit me dorë.

“Në emër të shumë gjermanëve, dua të kërkoj falje për sjelljen jo sportive të shumë tifozëve, dje në gjysmëfinale ndaj Marc Cucurella. Ishte jo sportive dhe e padrejtë”, lexohet në letrën e hapur nga kryeredaktori i Die Wielt, e cila u botua në spanjisht.

“Trishtimi ynë është i kuptueshëm pas paraqitjes së mirë të skuadrës së drejtuar nga Gündogan, Musiala dhe Füllkrug, por fishkëllimat e tifozëve gjermanë nuk dukeshin veçanërisht elegante, por më tepër të hidhura dhe të inatosura.

Ne dukeshim si humbës të këqij dhe kjo nuk ka vend. Disa gjermanë mund të jenë të tillë, por shumë prej nesh e konsiderojnë të turpshme dhe gjithashtu mosmirënjohëse, sepse spanjolët, me mikpritjen e tyre vërtet të jashtëzakonshme, mirëpresin edhe turistët e pashkolluar nga Gjermania në Majorka, Ibiza ose Barcelonë dhe duhet të kujdeset edhe për interesat e vendit pritës, por kjo është një histori tjetër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll