Sport

Presidenti i Federatës Franceze "bekon" vazhdimësinë Didier Deschamps: “Ai e arriti objektivit që ishte vendosur”...

Phillipe Diallo beson te trajneri, pavarësisht eliminimit nga Euro 2024

10 Korrik 2024, 18:55 Nga DOSJA
Presidenti i Federatës Franceze "bekon" vazhdimësinë

FRANCE - Phillipe Diallo, presidenti i Federatës Franceze, konfirmoi këtë të mërkurë vazhdimësinë e trajnerit Didier Deschamps deri në vitin 2026, pavarësisht eliminimit në gjysmëfinale të Euro 2024, ndaj Spanjës. 

"Deschamps ka një kontratë dhe e ka arritur objektivin sportiv që ishte vendosur. Didier do të vazhdojë misionin e tij,"- tha Diallo për 'L'Équipé'. 

Paraqitjet më pak të suksesshme të Francës së fundmi, kanë ngritur një valë kritikash ndaj trajnerit francez dhe ndaj skuadrës së drejtuar nga Kylian Mbappé, i cili shënoi vetëm një gol në Euro 2024.

Skuadra franceze ishte një nga zhgënjimet kryesore të këtij edicioni të Euro 2024, pasi ka fituar vetëm dy ndeshje në kohën e rregullt, të dyja me 1-0 (kundër Austrisë dhe Belgjikës), dhe ka shënuar vetëm një gol direkt (kundër Spanja), në gjysmëfinale.

Eliminimi nga kompeticioni vuri edhe më shumë dyshime për vazhdimësinë e trajnerit francez, por duket se ai do të qëndrojë në krye të kombëtares së Francës deri në vitin 2026.

Pas marrjes së detyrës në vitin 2012, trajneri 55-vjeçar udhëhoqi Francën drejt fitores së Kupës së Botës 2018, e cila erdhi pas 20 vitesh, dhe Liga e Kombeve në 2021.

Përveç trofeve, Deschamps ka dy finale të humbura në historinë e tij me ekipin francez, së pari në Euro 2016 (humbje në kohën shtesë me 1-0 kundër Portugalisë) dhe më pas në Kupën e Botës 2022 (humbje me penallti kundër Argjentinës, pas barazimit 3-3 në kohën shtesë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2024, 15:24

Al-Ittihad shpreson te Laurent Blanc...

ARABIA SAUDITE - Laurent Blanc, trajner i skuadrës së Francës (2010-2012), ka trajnuar Karim Benzema me fanelën blu. A do ta bëjë ...