Art&Argëtim

6 Dhjetor 2019, 21:55 Nga DOSJA

TIRANË– Angela Martini, një nga personazhet e shoëbizit shqiptar që ndihmoi shumë familje të prekura nga tërmeti, është larguar nga Shqipëria.

Me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Martini ka lënë një mesazh prekës për të gjithë shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Ajo shkruan se po largohet me kokën pas por shton gjithashtu se kur shqiponjat bëhen bashkë e çajnë qiellin.

Tragjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës. Përballja me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ishte më e vështirë nga sa mendoja. Duke uruar më të mirën për familjet e prekura nga tërmeti, u largova nga ky qytet, besimplotë se gjithçka do të zgjidhet për ta, nën kujdesin e qeverisë shqiptare, me përkrahjen e shqiptarëve të mirë, kudo në botë. Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin. Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim,”– shkruan Martini krah fotove.

 

 

Angela ka ndihmuar shumë familje të prekura nga tërmeti dhe i ka ndarë ato me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angela martini tragjedia e 26 nentorit 2019 angela martini tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll