Aktualitet

Vdekja e 23-vjeçarit në Fier/ Policia jep detaje: I riu u qëllua me thikë pas sherrit për…

Policia bën të ditur se 23-vjeçari është qëlluar me thikë pas një konflikti për motive të dobëta nga 39-vjeçari me iniciale Xh.M. 

5 Korrik 2024, 22:06 Nga E. D

Vdekja e 23-vjeçarit në Fier/ Policia jep detaje: I riu u

FIER- Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar. Policia bën të ditur se 23-vjeçari është qëlluar me thikë pas një konflikti për motive të dobëta nga 39-vjeçari me iniciale Xh.M.  Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë arrestuar dhe shoqëruar në Polici 39-vjeçarin dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Sondazh

Poll