Aktualitet

VIDEO/ "Zona e mbuluar nga tymi", zjarri i madh në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar

Paraprakisht mësohet se nga flakët rrezikohet rëndë dëmtimi i Parkut Kombëtar të Llogarasë.

4 Korrik 2024, 17:42 Nga M.B
VIDEO/ "Zona e mbuluar nga tymi", zjarri i madh në Llogara,
Foto nga vendi i ngjarjes

LLOGARA- Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Llogarasë. Momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, por mësohet se për vënien e situatës nën kontroll dhe për shuarjen e tij janë angazhuar ekipet zjarrfikëse.

 

 

Po ashtu bëhet me dije se për këtë situatë është ngritur në ajër dhe një helikopter për shuarjen e flakëve pasi situata paraqitet tejet serioze. Paraprakisht mësohet se nga flakët rrezikohet rëndë dëmtimi i Parkut Kombëtar të Llogarasë.

llogara

Sondazh

Poll