Aktualitet

Kapet me 3 kg kokainë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Siç raportohet droga u gjet në bodrumin e banesës së tij në Via Torino e cila u sekuestura.

4 Korrik 2024, 16:28 Nga E. D
Kapet me 3 kg kokainë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e poliicsë Italiane. Bëhet me dije se 29-vjeçari shqiptar është kapur me tre kilogramë kokainë. Siç raportohet droga u gjet në bodrumin e banesës së tij në Via Torino e cila u sekuestura.

I riu shqiptar do të duhet të përgjigjet për veprën penale të posedimit me qëllim të shitjes së lëndëve narkotike. Kjo është kapja më e madhe e kokainës në vitin 2024 në kryeqytetin e Tirolit Jugor. Droga, nëse do të shitej në treg, do të kishte një vlerë gati 500 mijë euro për rreth 9 mijë doza.

policia italiane shqiptar i arrstuar

Sondazh

Poll