Sport

Triumf i Emma Navarros në Wimbledon, tenistja miliardere me më shumë para se Federer, Nadal dhe Djokovic së bashku

Trashëgimtarja milionere Emma Navarro mund Naomi Oaska në Wimbledon dhe tashmë është lojtarja i shtatëmbëdhjetë më e mirë në botë.

4 Korrik 2024, 11:30 Nga DOSJA

Triumf i Emma Navarros në Wimbledon, tenistja miliardere me më

ANGLI - Trashëgimtarja miliardere Emma Navarro fitoi 6-4, 6-1 ndaj Naomi Osaka (e cila është ende jashtë ‘Top 100’ pasi ishte numri 1 i botës) për 59 minuta në fushën qendrore të Wimbledon.

Triumf i Emma Navarros në Wimbledon, tenistja miliardere me më

Kampionia e NCAA 2021 me Universitetin e Virxhinias, është aktualisht lojtarja e shtatëmbëdhjetë më e mirë në renditjen e WTA, dhe ka arritur të paktën në raundin e tretë të tre Grand Slam-eve të luajtura deri më tani këtë sezon.

Navarro do të takohet në raundin tjetër me rusen Diana Shnaider, e cila mposhti Sloane Stephen.

Emma Navarro: 1 milion fitime nga tenisi... dhe 1.2 miliardë në trashëgimi

Emma Navarro, e cila është 23 vjeçe dhe ka 1.074.546 dollarë fitime këtë sezon, është vajza e manjatit milioner amerikan Ben Navarro.

Triumf i Emma Navarros në Wimbledon, tenistja miliardere me më

Revista Forbes e ka vlerësuar pasurinë e Ben Navarros, djalit të trajnerit të famshëm amerikan të futbollit Frank Navarro në 1.2 miliardë dollarë … Më shumë se pasuria e Roger Federer (550 milionë) , Novak Djokovic (240 milionë) dhe Rafa Nadal (220 milionë) së bashku.

Triumf i Emma Navarros në Wimbledon, tenistja miliardere me më

Si e fitoi pasurinë Ben Navarro?

Beni, babai i Emma Navarros dhe një adhurues i madh i tenisit (ai ka blerë Western & Southern Open), e bëri pasurinë e tij duke krijuar Grupin Sherman (i specializuar në kartat e kreditit dhe mbledhjen e borxheve) në 1998 dhe Credit One.

"Si një tifoz, baba dhe biznesmen, tenisi ka sjellë shumë në familjen tonë. Tenisi i të rinjve ka ofruar një vend për fëmijët tanë që të mësojnë një etikë pune, të zhvillojnë miqësinë përmes luftës së përbashkët dhe të mësojnë të trajtojnë zhgënjimin, humbjen dhe ndonjëherë edhe padrejtësi," shpjegoi Ben Navarro për 'The Post and Courier' në 2019.

Ajo mbron punën e saj në tenis, pavarësisht pozicionit të privilegjuar...

Emma Navarro, e cila e përkufizon të atin, si "djaloshi më i zgjuar që njoh", mbron karrierën e saj në botën e tenisit, pavarësisht privilegjeve ekonomike gjatë stërvitjes: "Rezultatet dhe klasifikimi në WTA nuk është diçka që vjen lehtë... Edhe pse duket sikur kam ardhur brenda natës, kam punuar shumë gjatë viteve.

Triumf i Emma Navarros në Wimbledon, tenistja miliardere me më

“Sapo u bëra mjaftueshëm e rritur dhe mjaftueshëm e fortë për të mbajtur një raketë, isha në fushën e tenisit me babanë dhe vëllezërit e mi”,- zbulon tenistja amerikane në zhvillim për “Charleston Mag”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll