Sport

Man.United do pushojë 250 punonjës nga puna…

Bazuar në rekomandimet e një firme konsulente përgjegjëse për analizimin e aktiviteteve dhe shpenzimeve operative të Manchester United, Ineos po përgatitet të pushojë 250 punonjës të klubit, sipas disa mediave britanike.

4 Korrik 2024, 09:30 Nga DOSJA
Man.United do pushojë 250 punonjës nga puna…

ANGLI - Pas blerjes së pjesshme të një të katërtës së aksioneve të Manchester United, përfunduar në janar, CEO i Ineos, Jim Ratcliffe, porositi një firmë konsulence për të analizuar aktivitetet e klubit dhe shpenzimet operative.

Bazuar në rekomandimet e këtij të fundit, ‘Djajtë e Kuq’ duhet të pushojnë nga puna gati një të katërtën e punonjësve të tyre, shpjegojnë në veçanti Daily Mail dhe The Athletic. Ose 250 nga 1100 punonjësit e klubit. Këto pushime nga puna do të bëhen para fillimit të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll