Sport

Copa America/ Pulisic i tërbuar… arbitri nuk pranon t'i japi dorën në fund të ndeshjes

Shtetet e Bashkuara protestuan për një pozicion jashtë loje në golin e Uruguajit që u kushtoi atyre eliminimin. Në fund të ndeshjes ndodh e pabesueshmja mes lojtarit të Milanit dhe gjyqtarit të ndeshjes Ortega

3 Korrik 2024, 09:00 Nga DOSJA
Copa America/ Pulisic i tërbuar… arbitri nuk pranon t'i japi

SHBA - Aventura e Shteteve të Bashkuara në Kupën e Amerikës përfundoi mes një mijë polemikash. Organizatorët u eliminuan pas disfatës ndaj Uruguajit, por në ndeshje pati një episod të dyshimtë, i cili i tërboi amerikanët, të bindur se goli i ndeshjes që u shënua nga napolitani Olivera në pozicion jashtë loje.

Offside nuk u zbulua nga VAR, pavarësisht dyshimeve të shumta. Dhe në fund të ndeshjes pati shkëndija, për ta thënë më butë, mes Pulisic dhe arbitrit Ortega, i cili nuk pranoi t'i jepte dorën lojtarit të Milanit. 

Protesta për golin jashtë loje

Gjithçka ndodhi në stadiumin Arrowhead në Kansas City. Episodi kyç i ndeshjes vjen në minutën e 66-të, kur Matias Ortega shënon pas një gjuajtje të lirë: SHBA thërret për një pozicion jashtë loje, pamjet lënë më shumë se një dyshim, VAR-i e lë të shkojë. Christian Pulisic, i cili është kapiteni i kombëtares amerikane, është më i ashpër në protestat e tij kundër arbitrit, peruanit Kevin Ortega. 

Pulisic, arbitri dhe shtrëngimi i duarve

Por ngjarja vërtetë e pabesueshme ndodh pas fishkëllimës së fundit: SHBA eliminohet, zemërimi mes lojtarëve, Pulisic drejtohet nga arbitrat dhe fillimisht shtrëngon dorën me bashkëpunëtorët e Ortegas, më pas tenton të bëjë të njëjtën gjë edhe me bilbilin peruan, të cili refuzon të shtrëngojë dorën me sulmuesin e Milanit, i cili vazhdon me protestat e tij. 

Episodi i diskutueshëm në pjesën e parë

Pulisic tashmë ishte i tërbuar me arbitrin, duke iu kundërvënë ashpër në pjesën e parë: Ortega kishte fishkëllyer për një faull në favor të Uruguajit, i cili mori menjëherë goditjen e dënimit me bilbilin peruan, i cili befas lajmëron me dorë për rregullin e avantazhit kur në realitet ai po paralajmëronte një lojtar amerikan. Rinisje e rrezikshme, pastaj e pa materializuar, dhe amerikanë të tërbuar, edhe nëse ky ishte vetëm fillimi i zemërimit të tyre… 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll