Sport

Xhaka “i ngul thikën” italianëve: “Nuk i kisha parë ndonjëherë të mundur pa filluar loja!”

Kapiteni i “helevetëve” ishte prej më të mirëve në fushë, duke e dominuar totalisht mesfushën ndaj yjeve të Italisë.

2 Korrik 2024, 21:53 Nga DOSJA
Xhaka “i ngul thikën” italianëve: “Nuk i kisha

GJERMANI - Granit Xhaka ka folur në lidhje me fitoren e Zvicrës ndaj Italisë në 1/8 e finales së Euro 2024. Kapiteni i “helevetëve” ishte prej më të mirëve në fushë, duke e dominuar totalisht mesfushën ndaj yjeve të Italisë.

Xhaka tha se Italia ndihej e frikësuar ndaj tyre. “Kemi fituar akoma pa zbritur mirë në fushë. Ishin të frikësuar. Nuk e kam parë kurrë Italinë kaq në vështirësi në fushë sikur ndaj nesh”, tha Xhaka. Zvicra në çerekfinale do të përballet me Anglinë, e cila e eliminoi Sllovakinë pas shtesave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll