Aktualitet

Iu gjetën në banesë armë dhe municione luftarake, arrestohet 30-vjeçari në Bulqizë, sekuestrohet edhe sasi kanabisi

Më tej bëhet me dije se gjatë kontrollit u gjet edhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Nga ky operacion janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 24 copë fishekë.

2 Korrik 2024, 09:46 Nga N.F
Iu gjetën në banesë armë dhe municione luftarake, arrestohet
Foto ilustruese

BULQIZË- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë i riu u vendos në prang pasi iu gjetën në banesë armë dhe municione. 

Më tej bëhet me dije se gjatë kontrollit u gjet edhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Nga ky operacion janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 24 copë fishekë.

Njoftimi plotë:

Bulqizë/Kontrolle intensive dhe goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”. Mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Si rezultat i administrimit të informacioneve të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin R.Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Sopot, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të banesës së 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 24 copë fishek, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

bulqize arme arrestim droge

Sondazh

Poll