Aktualitet

Goditi një nga këshilltarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, procedohet 68-vjeçari në Elbasan

Sipas policisë thuhet se qytetari ka kryer veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

2 Korrik 2024, 09:16 Nga r.ll
Goditi një nga këshilltarët në mbledhjen e Këshillit
perplasja

ELBASAN- Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 68-vjeçarin, i cili goditi me disa sende, këshilltarin socialist dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Elbasanit. Sipas policisë thuhet se qytetari ka kryer veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

"Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 68 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një salle ku po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak, ka prishur qetësinë në sallë duke folur me zë të lartë dhe ka goditur me disa sende, anëtarin e këshillit bashkiak, shtetasin L. R. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë. 

Shkak për situatën e tensionuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, u bë rritja e çmimit të ujit. Teksa po debatonin qytetari ka goditur këshilltarin e Partisë Sociliste. Ky i fundit nuk kurseu kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë. Para nisjes së mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh të Elbasanit që ishin kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit, ndërsa opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm. Aktualisht konsumatorët familjarë paguajnë për ujin e pijshëm 40 L/m3. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashkitë e qarkut Elbasan 60 L/m3

keshilli bashkiak i elbasanit

Sondazh

Poll