Bota

Lajçak: Takimi i fundit Kurti-Vuçiç në Bruksel, sfidues si kurrë më parë

Përmes një postimi në Facebook Lajçak, tha se në atë takim nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.

1 Korrik 2024, 22:48 Nga E. D
Lajçak: Takimi i fundit Kurti-Vuçiç në Bruksel,
foto ilustruese

KOSOVË- I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sërish ka folur për takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiç në Bruksel. Përmes një postimi në Facebook Lajçak, tha se në atë takim nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes. Gjithashtu sipas Lajçak diskutimi ishte i rëndë, dhe shumë sfidues si kurrë më parë.

“Javën e kaluar, HRVP Borrell dhe unë pritëm presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Prishtinë-Beograd. Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë”, shkroi Lajçak.

Sakaq Lajçak thekson se puna vazhdon, pasi të martën do të ketë takim me kryenegociatorët e dyja vendeve për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll