Bota

U qëllua disa herë më plumba, kryeministri sllovak Robert Fico shumë pranë rikthimit në detyrë

Atentati ndaj Ficos ndodhi më 15 maj në qytetin Gandlova në Sllovakinë perëndimore.

1 Korrik 2024, 21:57 Nga E. D
U qëllua disa herë më plumba, kryeministri sllovak Robert Fico
Robert Fico

SLLOVAKI- Ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinak tha se kryeministri sllovak Robert Fico së shpejti do të shfaqet në publik dhe gradualisht do të fillojë të kryejë detyrat e kreut të qeverisë. 

“Kryeministri po i afrohet pikës kur ai do të jetë plotësisht në gjendje të kryejë detyrat e tij. Fico do të vuajë gjithmonë pasojat e lëndimeve të tij,” thuhej në deklaratë. 

Atentati ndaj Ficos ndodhi më 15 maj në qytetin Gandlova në Sllovakinë perëndimore. Fico ka pësuar disa plagë me armë zjarri dhe që atëherë i është nënshtruar disa operacioneve. Sulmuesi, shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula, u arrestua. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë për arsye politike.

robert fico

Sondazh

Poll