Aktualitet

Hotelet dhe agjencitë me rritjen më të fortë në industrinë e shërbimeve

Të dhënat e statistikave afatshkurtra të INSTAT për shërbimet bënë të ditur se aktivitetet e hotelerisë dhe agjencive të udhëtimit ishin të vetmet me rritje dy shifrore në tremujorin e parë të këtij viti.

1 Korrik 2024, 15:27 Nga M.B
Hotelet dhe agjencitë me rritjen më të fortë në
Foto ilustruese

TIRANA- Turizmi po rezulton sektori me ecurinë më të mirë në vend, që në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e statistikave afatshkurtra të INSTAT për shërbimet bënë të ditur se aktivitetet e hotelerisë dhe agjencive të udhëtimit ishin të vetmet me rritje dy shifrore në tremujorin e parë të këtij viti. Pas tyre renditen telekomunikacionet, ndërsa tregtia dhe transporti u zgjeruan me më pak se 5%.

Tregtia me shumicë dhe pakicë rritet ngadalë nuk shton të punësuarit

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,0 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

Transporti zgjerohet me 4%

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,0 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 21,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

Hotelet po përfitojnë nga turizmi

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023

Shtohet konsumi në Bar, Restorante

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 6,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023

Informacion dhe Komunikacion, shitjet zgjerohen me 8.3%

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit,

Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 6,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

Agjencitë e udhëtimit me rritjen më të fortë

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 27,0 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 26,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023./ Monitor

turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll