Bota

Dasma në Francë kthehet në tragjedi/ Persona të armatosur hapin zjarr ndaj dasmorëve, një i vdekur, tre në gjendje kritike

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm në ambientet e Pallatit Eden në Thionville, në verilindje të Francës pranë kufirit gjerman.

30 Qershor 2024, 18:18 Nga r.ll
Dasma në Francë kthehet në tragjedi/ Persona të armatosur
vendngjarja

FRANCË- Një dasmë e cila supozohej të përfundonte me fund të lumtur, është kthyer në tragjedi në Francë. Disa persona të armatosur me mitraloze, kallashnikovë dhe të maskuar kanë vrarë një person dhe kanë lënë të paktën pesë të tjerë të plagosur në dasmë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm në ambientet e Pallatit Eden në Thionville, në verilindje të Francës pranë kufirit gjerman.

Një burim i policisë lokale tha për mediat franceze se një grup njerëzish ishin larguar nga dasma për të pirë duhan jashtë ndërtesës, kur një automjet 4X4 "BMW" u hodh me shpejtësi drejt tyre. 

Mediat raportuan se tre djem të armatosur rëndë hapën zjarr dhjetëra herë në drejtim të dasmorëve. Rreth 100 persona thuhet se kanë marrë pjesë në dasmën, e cila mendohet se është zhvilluar mes anëtarëve të komunitetit vendas turk. Ende nuk dihen arsyet e sulmit. 

Autoritetet thanë se një burrë rreth të 30-ave, i cili u qëllua, vdiq rrugës për në spital dhe tre të tjerë të goditur nga plumbat mbeten në gjendje kritike. Në mesin e të plagosurve lehtë ishte një grua shtatzënë, e cila u tha se ishte tronditur, dhe një burrë tjetër që u plagos nga copa xhami.

sulm ne france

Sondazh

Poll