Bota

Kërcënon Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve të NATO-s që s’kontribuojnë

6 Dhjetor 2019, 07:55 Nga DOSJA
Kërcënon Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare

SHBA- Presidenti Donald Trump tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve që nuk kontribuojnë sa duhet për NATO-n. Presidenti Trump, i sapokthyer nga udhëtimi në Londër për samitin e NATO-s, po u bën trysni vendeve anëtare që të kontribuojnë më shumë financiarisht për aleancën.

Ai tha se shumë vende po i afrohen objektivit të shpenzimeve prej dy përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto përsa i përket kontributit për NATO-n. “Shumë vende janë afër dhe po afrohen. Disa nuk janë shumë afër, dhe ne mund të ndëmarrim gjëra që kanë të bëjnë me tregtinë. Nuk është e drejtë që ata të kenë mbrojtjen amerikane dhe të mos paguajnë,” tha ai.

Presidenti Trump dhe udhëheqësi francez Emmanuel Macron debatuan ashpër rreth të ardhmes së NATO-s në prag samitit që u mblodh për të shënuar 70 vjetorin e aleancës ushtarake perëndimore. Në shkëmbimet e mprehta mes tyre, Presidenti Trump kërkoi që Evropa të paguajë më shumë për mbrojtjen e saj kolektive dhe të bëjë lëshime në favor të interesave tregtare amerikane.

Ndërkaq, ai foli me optimizëm për aleancën dhe tha se takimet e tij gjatë samitit shkuan mirë dhe se “NATO-ja është në formë shumë, shumë të mirë.” Edhe marrëdhëniet me vendet e tjera janë “vërtet të jashtëzakonshme,” tha Presidenti Trump në komentet që bëri të enjten.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump kercenon trump vendet e nato-s donald trump kercenon trump vendet e nato-s

Sondazh

Poll

Bota 5 Dhjetor 2019, 09:11

SHBA- Një marinar i Shteteve të Bashkuara hapi zjarr në Anijen Detare Pearl Harbor ditën e djeshme , duke qëlluar për vdekje dy punonjës të kantierit dhe duke p...

Bota 4 Dhjetor 2019, 13:47

Hajdutët grabisin muzeun Stasit në Berlin

BERLIN- Hajdutët kanë grabitur medalje dhe stoli të epokës komuniste me vlerë mijëra euro, në Muzeun i Stasit, në Berlin, kanë shkruar  mediat e huaja.Bazuar në...