Bota

Autori i sulmit në Banjskë ende i lirë, Lajçak: Ata që kanë kryer aktet kriminale në shtator të 2024 duhet të mbahen përgjegjës, nuk ka imunitet për ta

Gjithashtu, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se SHBA dhe BE presin, pasi sipas tij, u është premtuar që Radoiçiç të kalojë në një proces të plotë ligjor në Serbi.

29 Qershor 2024, 20:02 Nga r.ll
Autori i sulmit në Banjskë ende i lirë, Lajçak: Ata
miroslav lajcak

KOSOVË- I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në Samitin e Dubrovnikut, ku ishte edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Kjo e fundit kërkoi të dinte qëndrimin e tij për sulmin në Banjskë dhe faktin se Millan Radoiçiç, po lëviz i lirë në Serbi.

Lajçak tha se pozicioni i Bashkimit Evropian është i qartë, ku sipas tij, të gjithë ata që i kryen aktet kriminale në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.

“Pozicioni i BE-së ka qenë i formuluar dhe është i qartë që ata që i kanë kryer aktet kriminale në shtator të vitit 2024 duhet të mbahen përgjegjës. S’ka imunitet për ta dhe BE-ja e përsërit këtë edhe në takime bilaterale”, tha Lajçak.

Gjithashtu, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se SHBA dhe BE presin, pasi sipas tij, u është premtuar që Radoiçiç të kalojë në një proces të plotë ligjor në Serbi.

Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian (BE) për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Gërvalla ka thënë se atje ka ndodhur një akt i hapur agresioni kundër Republikës së Kosovës, ku sipas saj, Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ashtu siç është, BE nuk e ka bërë një veprim të tillë.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll