Bota

Sulmoi ambasadën izraelite në Serbi, humb jetën agresori

Siç raportohet i plagosur ka mbetur një anëtar i xhandarmërisë serbe, i cili ka marrë plagë në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

29 Qershor 2024, 13:16 Nga E. D
Sulmoi ambasadën izraelite në Serbi, humb jetën agresori
foto ilustruese

SERBI- Një person ka qëlluar me hark ditën e sotme drejt ambasadën e Izraelit në Serbi. Bëhet me dije se autori i armatosur me hark dhe shtiza ka tentuar që të sulmojë këtë seli diplomatike. Siç raportohet i plagosur ka mbetur një anëtar i xhandarmërisë serbe, i cili ka marrë plagë në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa xhandari ka përdorur armën e tij për vetëmbrojtje duke qëlluar dhe vrarë autorin. Gjithashtu polici është transportuar për në urgjencën e Beogradit, ku është kryer dhe heqja e shigjetës nga qafa. Ndërkohë zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka vizituar efektivin e plagosur. Po ashtu autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar motivet e këtij sulmi.

ambasada izraelite në serbi sulm viktime

Sondazh

Poll