Bota

Moska kritikon emërimet në BE, parashikon marrëdhënie të dobëta me Brukselin

Peskov ishte në mënyrë të ngjashme kritike ndaj Ursula von der Leyen, e cila është propozuar për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian.

29 Qershor 2024, 10:15 Nga E. D
Moska kritikon emërimet në BE, parashikon marrëdhënie
vladimir putin

RUSI- Zëdhëdhënësi i Kremlinit Dimtry Peskov tha se Moska ka parashikuar marrëdhënie të vështira me Bashkimin Evropian duke pasur parasysh politikanët e paraqitur për të udhëhequr bllokun gjatë viteve në vijim. Peskov ishte në mënyrë të ngjashme kritike ndaj Ursula von der Leyen, e cila është propozuar për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian.

“Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë e cila do të drejtojë politikën e jashtme të bllokut, nuk ishte dalluar deri më sot përmes aftësive të saj diplomatike. Rusia e njeh Kallas për deklaratat e saj absolutisht të papranueshme dhe ndonjëherë jashtëzakonisht rusofobike. Perspektivat për marrëdhëniet midis Moskës dhe Brukselit janë të dobëta”, tha Peskov, duke shtuar se një normalizim i marrëdhënieve nuk mund të pritej.

Marrëdhëniet midis të dyve u përkeqësuan pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurt 2022. BE-ja miratoi së fundmi paketën e saj të 14-të të sanksioneve që shënjestrojnë Rusinë dhe liderët e saj.

dimtry peskov

Sondazh

Poll