Bota

Kurti: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në Evropë

Në mesin e vendimeve të kësaj mbledhje, është edhe aprovimi i Raportit mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror.

29 Qershor 2024, 09:38 Nga E. D
Kurti: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të
Albin Kurti

KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendime. Në mesin e vendimeve të kësaj mbledhje, është edhe aprovimi i Raportit mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror. Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ky raport evidenton se Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës. 

“Kemi aprovuar Raportin mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror. Ky raport evidenton se Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, që më 31 dhjetor 2023 përbënte 17.52% të Bruto Produktit Vendor”, thuhet në njoftim.

 

albin kurti

Sondazh

Poll