Bota

“Mbështetja e Perëndimit për Izraelin, e mjerueshme”/ Erdogan: Netanyahun i sëmurë mendor

Gjithashtu ai e përshkroi mbështetjen e ofruar nga Perëndimi për Izraelin si të mjerueshme dhe Netanyahun një të sëmurë mendor.

29 Qershor 2024, 07:37 Nga E. D
“Mbështetja e Perëndimit për Izraelin, e mjerueshme”/
Rexhep Tayyip Erdogan

TURQI-Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan bëri thirrje për mbështetje rajonale në Liban, duke deklaruar se Turqia qëndron në solidaritet me vendin, në vazhdën e tensioneve në rritje me Izraelin. Duke folur në grupin e partisë së tij, ai tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka në plan të përhapë luftën në Gaza në rajon dhe se kjo do të ishte katastrofike. Gjithashtu ai e përshkroi mbështetjen e ofruar nga Perëndimi për Izraelin si të mjerueshme dhe Netanyahun një të sëmurë mendor.

“Kuptohet se Izraeli, i cili dogji dhe shkatërroi Gazën, tani i ka vënë sytë Libanit. Edhe pse fuqitë perëndimore para kamerave flasin ndryshe, ne shohim se në prapaskenë ata po e përkëdhelin pas shpine Izraelin dhe madje e mbështesin atë. Është jashtëzakonisht e dëshpëruar dhe e mjerueshme që shtetet, të cilat kur flasin për lirinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, janë robër të një pacienti mendor si Netanyahu”, tha Erdogan.

rexhep tayyip erdogan

Sondazh

Poll