Bota

Belgjika do të dorëzojë F-16 në Kiev nëse merr në kohë F-35 nga SHBA

Në të njëjtën kohë, Hofman vuri në dukje se Belgjika tashmë ka kontribuar në krijimin e aftësive ukrainase për përdorimin e F-16 duke dërguar instruktorë dhe specialistë teknikë në Danimarkë.

29 Qershor 2024, 07:33 Nga E. D

Belgjika do të dorëzojë F-16 në Kiev nëse merr në

KIEV- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Belgjikës, Michel Hofman tha se Belgjika do të fillojë dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë deri në fund të vitit 2024 nëse merr në kohë avionë më modernë F-35 nga SHBA. 

“Dy faktorë po ndikojnë në dërgesat: disponueshmëria e pjesëve rezervë kritike që do të sigurojnë gatishmërinë operacionale të F-16, dhe gjithashtu orari i dorëzimit të F-35,” tha ai për gazetën Le Soir, duke shtuar se “avioni i parë  F-35 do të mbërrijë në Belgjikë në verën e vitit 2025.

Në të njëjtën kohë, Hofman vuri në dukje se Belgjika tashmë ka kontribuar në krijimin e aftësive ukrainase për përdorimin e F-16 duke dërguar instruktorë dhe specialistë teknikë në Danimarkë. Transferimi i F-16 belg në Kiev duhet të kryhet pasi Belgjika të marrë 40 F-35 të porositura në 2018 nga SHBA, dorëzimi i të cilave po vonohet.

kiev f-35 shba

Sondazh

Poll