Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin, detajet e para

Gjithashtu Grupi hetimor vijon punën  punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjer. 

28 Qershor 2024, 18:02 Nga E. D
Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin, detajet e para
foto ilustruese

SHKODËR- Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në afërsi te urës së Bahcallekut. Policia bën të ditur se personi është rreth 40-vjeç dhe nuk nuk janë konstatatuar shenja dhune. Gjithashtu Grupi hetimor vijon punën  punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjer. 

Njoftimi i Policisë:

Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

shkoder viktime

Sondazh

Poll