Bota

Osmani në “Global Women Leaders Summit”, fotografohet me ish-sekretaren Clinton

Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se gjatë qëndrimit 2-ditor në Itali, ka pasur diskutime mjaft të frytshme.

28 Qershor 2024, 20:50 Nga E. D
Osmani në “Global Women Leaders Summit”, fotografohet me
Vjosa Osmani dhe Hillary Clinton

KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë në Itali, ku ka marrë pjesë në Global Woman Leaders Summit. Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se gjatë qëndrimit 2-ditor në Itali, ka pasur diskutime mjaft të frytshme.

“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në Global Women Leaders Summit, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu Osmani ka thënë se Republika e Kosovës do të qëndrojë në krah të aleatëve të saj, për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

hillary clinton

Sondazh

Poll