Bota

“Rusia respekton vetëm forcën”/ Zelenskyy: Po përgatisim planin për t’i dhënë fund luftës

Zelenskyy foli në një konferencë për shtyp në Kiev, pas takimit me Presidenten sllovene Natasa Pirc Musar të premten.

28 Qershor 2024, 20:42 Nga E. D
“Rusia respekton vetëm forcën”/ Zelenskyy: Po
Volodymyyr Zelenskyy

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelenskyy ka deklaruar se Ukraina po përgatit një plan gjithëpërfshirës për përfundimin e konfliktit me Rusinë, i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit. Zelenskyy foli në një konferencë për shtyp në Kiev, pas takimit me Presidenten sllovene Natasa Pirc Musar të premten.

“Ne gjithashtu do të përpunojmë të gjitha pikat e tjera të Formulës së Paqes dhe do të përgatisim një plan gjithëpërfshirës që do të jetë në tryezë para partnerëve tanë. Është shumë e rëndësishme për ne që të tregojmë një plan për t’i dhënë fund luftës që do të mbështetet nga shumica e botës. Kjo është rruga diplomatike në të cilën po punojmë," tha Zelenskyy. 

Formula e paqes është një dokument me dhjetë pika që Zelensky zbuloi në nëntor 2022, i cili parashikon që Rusia të lëshojë të gjithë territorin e dikurshëm ukrainas, të tërheqë të gjitha trupat e saj, të paguajë dëmshpërblime dhe t’u nënshtrohet gjykatave të krimeve të luftës, ndër të tjera. Moska e ka hedhur poshtë atë si joreale dhe qesharake.

Ukraina duhet të jetë e fortë në fushën e betejës sepse Rusia respekton vetëm forcën. Këto janë dy gjëra paralele të jesh i fortë në fushën e betejës dhe të zhvillosh një plan, një plan të qartë, një plan të detajuar. Dhe do të jetë gati këtë vit,” tha Zelenskyy.

lufta ukraine-rusi volodymyyr zelenskyy

Sondazh

Poll