Aktualitet

U raportua i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit në Liqenin e Banjës në Gramsh

Polumbarët e RENEA-s pas një pune intensive kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 30-vjeçarit me iniciale I.B.

27 Qershor 2024, 19:37 Nga E. D
U raportua i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit në
foto ilustruese

GRAMSHË- 30-vjeçari i cili u shpall i zhdukur këtë pasdite në Gramsh është gjetur i pajetë në Liqenin e Banjës. Polumbarët e RENEA-s pas një pune intensive kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 30-vjeçarit me iniciale I.B. Gjithashtu trupi i pajetë i 30-vjeçarit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Njoftimi i Policisë: 

Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen. 

viktime gramshe

Sondazh

Poll