Aktualitet

Furgoni përplaset me motomjetin në aksin "Bilisht-Sinicë", dy persona përfundojnë në spital

Me drejtuesin e furgonit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

27 Qershor 2024, 18:10 Nga S.B
Furgoni përplaset me motomjetin në aksin
foto ilustruese

DEVOLL- Është përplasur pasditen e sotme në aksin rrugor "Bilisht-Sinicë", një furgon dhe një motomjet. Mësohet se shoferi A.B që drejtonte furgonin tip Volkswagen është përplasur me një motor pa targa i cili drejtohej nga një i mitur dhe vëllai i tij pasagjer.

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motorit dhe vëllai i tij i cili ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e furgonit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor "Bilisht-Sinicë", në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.

Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

devoll aksident

Sondazh

Poll