Sport

KOKSH zhytet në paligjshmëri! Mbledh Asamblenë e Zakonshme, duke mos respektuar vendimin e CAS-it në Lozanë

KOKSH nuk pati asnjë reagim për lajmin e bujshëm të CAS-it në Lozanë, duke u përpjekur që një skandal të tillë të jashtëzakonshëm, ta kalojë në heshtje. Po ashtu dhe organet kompetente si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë heshtur…

26 Qershor 2024, 19:12 Nga DOSJA

TIRANE - KOKSH, zhytet thellë e më thellë në paligjshmërinë e tij. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkalla më e lartë ndërkombëtare e drejtësisë sportive, pak ditë më parë përmbysi vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH-it, të mbajtur në 10 janar të vitit 2021, ku u shkarkua presidenti i asaj kohe i KOKSH-it, Viron Bezhani, si dhe u zgjodhën anëtarët e rinj të Komisionit të Verifikimit për zgjedhjet e reja që u zhvilluan pas disa muajsh ku u zgjodh president Fidel Ylli, si dhe u ndryshua statuti.

Ky vendim i kthen në null, juridikisht të pavlefshme të gjitha asambletë e mëpasshme në KOKSH, përfshirë atë të zgjidhjes së Presidentit Fidel Ylli dhe Komitetit Ekzekutiv. Pra sipas një vendimi të organizmit më të lartë të drejtësisë sportive sot KOKSH është pa një kastë drejtuese të ligjshme.

Vetë ky insitucion nuk pati asnjë reagim për lajmin e bujshëm, duke u përpjekur që me vëmendjen e opinionit publik të fokusuar te Euro 2024, të kalonte një skandal të jashtëzakonshëm në heshtje, e po ashtu dhe organet kompetente si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nuk është mjaftuar me kaq, por përkundrazi  po zhytet më thellë në paligjshmërinë e tij.

Së fundmi, KOKSH, u ka dërguar të gjitha federatave anëtare, një komunikim ku i njofton se ka vendosur të zhvillojë Asamblenë e 30 të përgjithshme të zakonshme në datën 29 qershor. Si për ironi të fatit në njoftimin e KOKSH, cilësohet se ky vendim është marrë nga Komiteti Ekzekutiv në përputhje me parashikimet e statutit të miratuar në Asamblenë e KOKSH të datës 2 dhjetor 2023.

Pra, një organizëm i paligjshëm, Komiteti Ekzekutiv i zgjedhur në një asamble vendimet e së cilës janë gjykuar të pavlefshme nga Gjykata e Lozanës, në bazë të një statuti sërish të pavlefshëm në bazë të një vendimi të shkallës më të lartë të drejtësisë sportive, thërret një mbledhje të paligjshme. Pas vendimit të marrë nga Arbitrazhi Ndërkombëtar, shkalla më e lartë e drejtësisë sportive në botë, vendimet e së cilës janë të pa apelueshme, në kushtet e paligjshmërisë dhe pa organe drejtuese KOKSH duhet të thërriste me urgjencë një asamble të jashtëzakonshme zgjedhore, ku të mund të zgjidheshin organet e reja drejtuese, por ndërkohë ka vendosur të injorojë vendimin më të rëndësishëm të marrë në lidhje me sportin shqiptar nga një gjykatë ndërkombëtare, duke thërritur asamblenë e zakonshme.

Një akt i papërgjegjshmërisë absolute dhe njëkohësisht tregon qartë tendencën e KOKSH për të anashkaluar krizën që e ka kapluar në mënyrën më të keqe të mundshme, padyshim me ndihmën e mbylljes së njërit sy nga organet kompetente në Shqipëri, duke nisur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që duhej të kishte reaguar në kushtet kur e tërë kasta drejtuese e institucionit më të rëndësishëm sportiv në vend, është shpallur e paligjshme.

KOKSH zhytet në paligjshmëri! Mbledh Asamblenë e Zakonshme, duke

KOKSH zhytet në paligjshmëri! Mbledh Asamblenë e Zakonshme, duke

 

 

Sondazh

Poll